Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme pas kontraktimit të koroanvirusit dhe do të qëndrojë në spital, njoftoi sot qeveria e këtij vendi.
Bettel u shtrua në spital dje për 24 orë për vëzhgim "si një masë paraprake", një javë pasi doli pozitiv për koronavirus, dhe në të njëjtën ditë u diagnostikua me mbushje të pamjaftueshme të oksigjenit.
48-vjeçari filloi një periudhë dhjetë-ditore të izolimit më 27 qershor, më pak se 48 orë pas takimit evropian në Bruksel, ku u takua me udhëheqësit e tjerë evropianë.
Në atë kohë, ai kishte vetëm simptoma më të lehta si ethe dhe dhimbje koke. Asnjë nga pjesëmarrësit e samitit nuk u konsiderua kontakti i tij i ngushtë pasi të gjitha masat epidemiologjike ishin respektuar, njoftoi Qeveria e Luksemburgut në atë kohë.
"Gjendja aktuale shëndetësore e kryeministrit është e rëndë, por e qëndrueshme. Prandaj, personeli mjekësor që kujdeset për kryeministrin arriti në përfundimin se shtrimi në spital është ende i nevojshëm dhe do të mbetet nën vëzhgim për dy deri në katër ditë," thuhet në deklaratë.
Bettel do të vazhdojë të koordinojë punët e qeverisë dhe do të kryejë detyrat e tij në distancë.
Ndryshe, Xavier Bettel mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj.