Numri i madh i infeksioneve të reja të COVID-19, bëri që Spanja të rikthejë disa nga kufizimet pas largimit të tyre.
Vaksinimi në Spanjë deri më tani është përqendruar më shumë tek personat e moshuar. Deri më tani 40% e njerëzve në Spanjë janë vaksinuar plotësisht, 10% e të vaksinuarve i përkasin moshës 20-29 vjeç dhe 0.6% e të vaksinuarve janë deri në moshën 20 vjeç, raporton Associated Press.
Infeksionet e reja janë përhapur tek adoleshentët si rezultat i udhëtimeve dhe ahengjeve. Mijëra adoleshentë janë detyruar të izolohen pasi që mbi 1 mijë raste të reja rezultuan pas udhëtimeve studentore në ishujt Mallorca të Spanjës.
Jeta e natës do të mbyllet plotësisht në të paktën 16 qytete të rajonit verior të Cantabria, për shkak të rritjes së rasteve me virus.
Numri i rasteve të reja ka përshirë edhe rajonin verilindor të Katalonjës. Autoritetet atje kanë ftuar njerëz mbi moshën 16 vjeç për të marrë vaksinat e virusit pas shtatëfishimit të infeksioneve në dy javët e fundit, duke arritur më shumë se 3 mijë raste të reja të konfirmuara në ditët e fundit.