Britania regjistron rekord të rasteve me Covid

Evropë

Britania regjistron rekord të rasteve me Covid

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:38
Ilustrim

Mbretëria e Bashkuar vijon të raportojë numër të lartë të infektimeve nga koronavirusi.

Autoritetet kanë regjistruar shifrat më të larta ditore që nga 29 janari.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit 28, 773 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid, ndërsa 37 qytetarë kanë humbur jetën.

Ndërkohë deri më tani 86,2% e të rriturve në Britani kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 64,3 5 qytetarëve i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat