Italia, regjistrohen 907 raste të reja dhe 24 vdekje nga Covid-19 në 24 orë

Evropë

Italia, regjistrohen 907 raste të reja dhe 24 vdekje nga Covid-19 në 24 orë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 907 raste të reja me koronavirus nga 192,424 teste të kryera, krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 480 raste nga 74,649 testime.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 24 qytetarë, krahasuar me të hënën kur u regjistruan 31 raste fatale.

Totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend shkon në 127.704, kurse Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 0.5%. Të shëruarit për sot ishin 1.835.

Sa i përket situatës në spitale, në njësinë e kujdesit intensiv janë të shtruar 187 pacientë, katër më pak se një ditë më parë, ndërsa në pavijonet e tjera Covid janë 1,271 të shtruar (-66).  Rastet aktive aktualisht janë 42,579.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat