Gjermani - 750 të arrestuar, kapet sasi e madhe droge dhe armësh

Evropë

Gjermani - 750 të arrestuar, kapet sasi e madhe droge dhe armësh

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Forcat e sigurisë në Gjermani kanë njoftuar të martën për arrestimin e më shumë se 750 personave dhe kanë konfiskuar sasi të mëdha të drogës, pasi ka siguruar të dhënat nëpërmjet bisedave telefonike.

Prokurorja e Frankfurtit, Julia Bussëeiler, ka thënë për “Associated Press” se hetimi është larg fundit dhe se janë ende në kërkim, pasi po i hetojnë të gjitha të dhënat e siguruara.

“Ka shumë njerëz që janë në paraburgim. Të dhënat po rishikohen për të parë nëse ka mjaftueshëm detaje për aktakuza”, ka thënë ajo.

Fokusi i hetimit, që nisi në prill të 2020-s, ishte në të dhënat nga përdoruesit e provajderit ‘EncroChat’, e të cilët ishin të përfshirë në tregti të drogës, kanë njoftuar Prokuroria dhe zyra e policisë federale.

Hetuesit deri tani kanë konfiskuar 3.5 tonë kanabis, 320 kilogramë droga sintetike, mbi 125 mijë e 500 pilula ekstazi, gati 400 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë heroinë, kanë thënë autoritetet.

Janë konfiskuar edhe 310 armë, më shumë se 12 mijë fishekë dhe asete në vlerë rreth 168 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat