Një ekspert i politikës në Gjermani është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën për disa vjet me radhë.
Prokurorët federalë thanë se i dyshuari – i identifikuar vetëm si Dr. Klaus L. – kishte drejtuar një ‘think-tank’ qysh nga viti 2001.
Ai u arrestua nën dyshimin për spiunazh të hënën, pas një aktakuze që u ngrit në një gjykatë të Mynihut gjatë muajit të kaluar.
Autoritetet thonë se burri u kontaktua nga punonjësit e një shërbimi inteligjent kinez gjatë një udhëtimi në Shanghai në qershor të vitit 2010, shkruan Euronews.
Ai akuzohet për dhënien e regullt të informacioneve në Pekin përpara ose pas vizitave shtetërore apo konferencave mes shumë shteteve, deri në nëntor të vitit 2019.