Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 1,390 raste të reja me koronavirus nga 196,922 teste të kryera.
Autoritetet e Shëndetit në vend bënë gjithashtu të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 25 qytetarë të tjerë.
Shkalla e pozitivitetit sot ra në 0.7%, krahasuar me 0.8% që ishte të enjten. Numri i të shëruarve për sot ishte 1,434. Numri i të shtruarve në kujdesin intensiv po bie. Në reanimacion, sipas raportimeve janë 169 pacientë, 11 më pak se dje.
Shtrimet ditore në spitale, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në vend, janë 8, njësoj si dy ditët e mëparshme. Të shtruarit në spital me simptoma në pavijonet Covid janë 1,167, më pak se 30 njësi krahasuar me dje.