Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në Palermo të Italisë. Një grua gjeti në mëngjes, në shtratin e saj komshiun, i cili kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj.
Sipas mediave italiane, pasi ishte kthyer nga shtëpia, gruaja vendosi ta lë derën e ballkonit të shtëpisë gjysmë të hapur në mënyrë që të freskohej.
Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.
Viktima tentoi ta largonte me forcë, por i njëjti nuk dorëzohej. Më pas ajo filloi të bërtiste, çka e detyroi atë të largohej.
Pasi njoftoi policinë, 27-vjeçarja rrëfeu ngjarjen dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor.
Kurse 36-vjeçari i dyshuar u arrestua.