Varianti Delta është përhapur në 85 vende të botës duke rritur shqetësimin për një valë të re të pandemisë. Sipas ekspertëve, Delta do të përbëjë shumicën e rasteve në Europë gjatë muajit gusht.
Spanja është një nga vendet europiane që është prekur më shumë gjatë valës së parë të pandemisë gjatë 2020 dhe një nga vendet që ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve me variantin Delta. Sipas të dhënave zyrtare, personat më të rrezikuar nga varianti Delta janë të rinjtë të cilët përbëjnë numrin më të lartë të të shtruarve në spital.
Numri i rasteve ka shënuar rritje sidomos mes personave të pavaksinuar. Vendi deri më tani ka vaksinuar plotësisht 21 milion njerëz, gjysmën e popullsisë së rritur, por më pak se 600,000 e të vaksinuarve janë nën moshën 30 vjeç.
Shkalla e incidencës në 14 ditë për 100,000 banorë u rrit në 316 nga një minimum prej 92 në 22 qershor.