Papa Françeskut i përmirësohet gjendja shëndetësore

Evropë

Papa Françeskut i përmirësohet gjendja shëndetësore

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:11
Papa Françesku

Papa Françesku vijon rikuperimin e tij shëndetësor pas ndërhyrjes kirurgjike të së dielës së kaluar.

Sipas njoftimit të fundit të Vatikanit, ati i shenjtë po ushqehet, po ecën dhe ka rifilluar punën, natyrisht i ndihmuar nga kujdestarët e tij.

Papa 84-vjeçar iu nënshtrua më 4 korrik një ndërhyrjeje kirurgjike që zgjati tre orë, për të hequr një pjesë të zorrës që ishte ngushtuar shumë.

Kjo është hera e parë që Ati i Shenjtë shtrohet në spital që nga zgjedhja në vitin 2013.

Në njoftimin e tij, Vatikani ka nënvizuar se Papa do të mbajë të dielën e 11 korrikut meshën tradicionale dhe mesazhin e tij nga kati i dhjetë i spitalit “Gemelli”, ku ndodhet i shtruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat