Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, zgjedhjet e dyta në tre muaj pasi grupet politike nuk arritën të formonin qeveri pas zgjedhjeve të 4 prillit. Për 240 ulëse në Asamblenë Kombëtare do të garojnë 22 parti politike dhe koalicione.
Pretendentët kryesorë të zgjedhjeve janë koalicioni midis GERB-it dhe Unionit të Forcave Demokratike të krahut të djathtë, të udhëhequr nga kryeministri Bojko Borisov, i cili tre herë ishte kryeministër i vendit, dhe formacioni populist "Ka një popull të tillë" i kryesuar nga këngëtari i kthyer në politikan Slavi Trifonov.
I bashkuar me BE-në në vitin 2007, Bullgaria është konsideruar si vendi më i varfër i unionit dhe shpesh paralajmërohet nga blloku për korrupsionin e përhapur, mungesën e transparencës dhe profesionalizmit të institucioneve shtetërore dhe joefikasitetin e gjyqësorit.
Në maj, për të tejkaluar krizën politike, si kryeministër i përkohshëm u emërua gjenerali në pension Stefan Yanev. Anëtarët e parlamentit zgjidhen për një mandat katërvjeçar. Vendvotimet do të hapen në 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.