Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Iliupoli të Greqisë, ku një 18-vjeçare ka denoncuar në polici se është abuzuar nga një efektiv policie.
Sipas mediave greke, vajza kërkoi ndihmë nga qytetarët duke thënë se ajo u arratis nga vendi ku e mbante me zor polici, në zonën e Iliupoli. Policia u njoftua dhe çështja u mor nga Shërbimi i Punëve të Brendshme, ndërsa efektivi i policisë aktualisht po merret në pyetje.
Bashkë me oficerin e policisë dhe babai i vajzës u arrestua gjithashtu pasi nga hetimi paraprak u bë e ditur nga mosha 11 deri në 17-vjeç ai po abuzonte seksualisht me të.
E reja u detyrua të linte shtëpinë për t’i shpëtuar makthit që po jetonte, mirëpo u gjet nga ish oficeri i policisë i cili po ashtu abuzoi me të.
Policia kontrolloi shtëpinë dhe makinën e ish-oficerit të policisë dhe gjeti: një letërnjoftim zyrtar të tij, për të cilin ai ishte deklaruar i humbur, kartë identiteti policie e një personi tjetër (individ), për të cilin është raportuar humbje, 3 telefona celularë dhe kartë SIM, 3 karta memorie, kamera, disk dhe pajisje portabël për ruajtjen e të dhënave digjitale.
Ndërsa në banesën e babait të vajzës u gjet: një pistoletë ajri me karikuesin e saj, shufër metalike të palosur dhe thikë.
Të dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurori me akuza të rënda për trafik njerëzor, kërcënime dhe dhunë në familje.