Diktatit nga Brukseli po i kushtohet gjithnjë e më pak vëmendje nga partnerët e BE-së, ai po përpiqet ta fitoi atë vëmendje.
Qoftë me reklama në faqe të plota në gazetën gjermane "Bild", frëngjisht "Le Figaro", gazeta spanjolle "ABC", kroate "Vecernji List" ose daneze "Jyllands-Posten": Orbán po përpiqet të synojë që ta shpërthej izolimin në rritje - dhe gjithashtu këtë po e bënë edhe, për të promovuar pranimin e Serbisë në BE.
Fushata kundër "super shtetit"
Ai që e ka bërë me die „ Jo “ – në për "perandorinë Evropiane" është e njohur. Por me fushatën e tij kundër "super shtetit" dhe rrezikun e "migrimit masiv" që portretizon, vetë Orbán nuk është i kërkuar dhe pranuar kudo si reklamues:
Gazetat belge "De Morgen", "De Standaard" dhe "La Libre Belgique" hodhën poshtë botimin e reklamës, ashtu si edhe "Dagens Nyheter" të Suedisë, "Irish Times" dhe "Times of Malta".
Vetëm në shikim të parë, kandidati për BE Serbia duket se është përfitues i ofensivës hungareze të PR. Anëtarësimi i Serbisë në BE renditet si "propozimi" i shtatë dhe i fundit në broshurën reklamuese të nënshkruar nga Orban.
Por ndihma e supozuar e fqinjësisë në Serbi nuk shkakton aspak entuziazëm të pakufizuar. "Reklama e Orban është reklamë shumë e dëmshme për Serbinë", titullon me ngrysje gazeta e Beogradit "Danas".
Më shumë ndikim në të gjithë Ballkanin Perëndimor?
"Orban rrëmbeu përsëri Brukselin - dhe e tërhoqi Serbinë në të," deklaroi me shqetësim "Blic". Historiania i Beogradit Dubravka Stojanovic paralajmëron se Serbia ka lidhje shumë të ngushta me partitë "ekstremiste të djathta" në Parlamentin Evropian: "Me avokatë të tillë, BE nuk do të na pranojë kurrë."
Në fakt, Kryeministri i Hungarisë dhe presidenti i ngjashëm autoritar i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjithashtu mbajnë kontakte personale shumë të ngushta. Me përfshirjen e tij të shtuar në Serbi, Hungaria shpreson të rrisë ndikimin e saj, në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Nga Thomas Roser, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja