Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kujtuar sot gjenocidin e Srebrenicës duke shprehur mbështetje ndaj popullit të Bosnje Hercegovinës.
Sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Antony Blinken përmes një deklarate të lëshuar, thotë se ngjarjet tragjike të së shkuarës do të shërbejnë për të punuar për një të ardhme më të mirë dhe përfshirëse.
”Sot bëhen 26 vite nga gjenocidi në Srebrenicë. Populli Amerikan bashkohet me popullin e Bosnje e Hercegovinës në përkujtimin solemn të mbi 8,000 viktimave. Ne qëndrojmë me familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me ata që pa u lodhur kërkojnë drejtësi në emrat e tyre. Ngjarjet tragjike të së kaluarës na kujtojnë nevojën për të punuar në unitet për një të ardhme më të mirë, një që është përfshirëse për të gjithë qytetarët në një Bosnje dhe Hercegovinë që është e qëndrueshme.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellësisht miqësinë e tyre të gjatë me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe mbeten një partner i palëkundur i përkushtuar në qëllimin tonë të përbashkët për një Bosnje dhe Hercegovinë demokratike dhe gjithëpërfshirëse në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik. Ndërsa reflektojmë për këtë përvjetor, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të punuar për të parandaluar mizoritë në të ardhmen”.