Në Rusi për të tretën ditë më radhë janë raportuar mbi 25 mijë raste të reja me Covid-19.
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 25 mijë e 33 raste të reja.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë të martën ishte numri më i lartë i të vdekurve nga virusi duke kaluar shifrën mbi 700 persona.
Zyrtarët fajin po i lënë përhapjes së variantit Delta.
Ata po kërkojnë të rrisin numrin e vaksinimeve, ku deri më tani vetëm 18.5% e popullsisë kanë marrë të paktën një vaksinë ndërsa 12.6% janë vaksinuar plotësisht, raporton Associated Press.