Simptomat e ‘Delta’

Evropë

Simptomat e ‘Delta’

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Bëni testin e shpejtë nëse keni dhimbje koke, pak kollë dhe grricje fyti, shkruan ClassLife. Mos i ngelizhoni këto simptoma duke i ngatërruar me ato që shkakton kondicioneri pasi mutacioni Delta ka ndryshuar klinikën krahasuar me variantin klasik të koronvirusit. Skënder Brataj u bën apel qytetarëve të për testim dhe kujdes të shtuar […]

Bëni testin e shpejtë nëse keni dhimbje koke, pak kollë dhe grricje fyti, shkruan ClassLife.

Mos i ngelizhoni këto simptoma duke i ngatërruar me ato që shkakton kondicioneri pasi mutacioni Delta ka ndryshuar klinikën krahasuar me variantin klasik të koronvirusit.

Image

Skënder Brataj u bën apel qytetarëve të për testim dhe kujdes të shtuar pasi mutacionin Delta e kemi tek porta.

“Për fatin e keq, ky variant ka ndryshuar disi sintomatologjinë, për arsye se vjen më shumë si rrufë sesa Covid në këto momente. Kjo e ngatërron shumë si me ftohjen, rrufën e vërtetë, sidomos në këtë moment me përdorimin e kondicionerëve, por po ashtu, edhe me vetë gripin. Kështu që simpomat kryesore janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrufa, sekrecionet nga hunda që mund të zgjatin nga një deri në disa ditë. Pastaj vjen edhe temperatura.

Kështu që çdo person që ka këto sintomatologji, të kërkojë testin e shpejtë ose tamponin”,- tha Brataj për Top Channel.

Në të gjithë botën dhe Europën parashikohet që tani të dominojë mutacioni Delta, i cili ka prekur më së shumti ata që nuk janë vaksinuar, të rinjtë, por edhe ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.

“Delta është një nga mutacionet që pësoi SARS-CO-2, i cili u përhap në mënyrë shumë më të shpejtë, ka një periudhë inkubacioni shumë më të vogël sesa ‘alfa’ ose varianti anglez dhe mendohet që brenda verës, 90 për qind e dominimit do të jetë virusi ‘Delta’ në të gjithë botën, por sidomos në Evropë”.

Të gjitha vaksinat, pavarësisht llojit, shmangin vdekjet, por edhe simptomat të rënda të mutacionit Delta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat