Punonjësit shëndetësorë do të pezullohen nga puna nëse nuk vaksinohen

Evropë

Punonjësit shëndetësorë do të pezullohen nga puna nëse nuk vaksinohen

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Punonjësit e shëndetësorë në Greqi do të pezullohen nga puna nëse refuzojnë të vaksinohen sipas politikës së re të detyrueshme të njoftuar sot nga Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis.

Stafi në shtëpitë e pleqve do të pezullohet nga 16 gusht nëse ata nuk caktojnë një takim për vaksinimin, ndërsa e njëjta gjë do të zbatohet në shtator për punonjësit në spitalet shtetërore dhe private.

Nga e premtja deri në fund të gushtit, të gjitha hapësirat e brendshme tregtare, përfshirë baret, kinematë dhe teatrot, do të jenë të arritshme vetëm për të vaksinuarit.

“Pas një viti e gjysmë, askush nuk mund të pretendojë se virusi corona është i panjohur për të”, tha Mitsotakis në një adresë televizive. “Vendi do të bllokohet përsëri për shkak të pozicionit të marrë nga njerëz të caktuar …

Rreziku nuk është Greqia, por Grekët e pavaksinuar”, vuri në dukje ai. Kufizimet do të zbatohen në të gjithë vendin në ishujt grekë dhe destinacionet e tjera më të rëndësishme turistike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat