Presidenti francez, Emmanuel Macron po udhëheq përkujtimet e Ditës së Bastilles, ndërsa vendi po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit të nxitur nga varianti Delta që po konsiderohet me ngjitës.
Shfaqja e vitit të kaluar ishte organizuar si homazh për punëtorët shëndetësorë ndërsa shteti u po luftonte me pandeminë.
Ky vit shënon një kthim në një paradë më tradicionale ushtarake, por kufizimet e COVID-19 mbeten ende në fuqi. Vetëm 15,000 njerëz janë lejuar në tribuna në vend të 25,000 sa do të lejoheshin në rrethana normale.
Të pranishmit janë obliguar të bartin maska dhe u është dashur të posedojnë një leje shëndetësore.
Përndryshe, Dita e Bastilles, është festa kombëtare Franceze që përkujton fillimin e Revolucionit Francez të 14 korrikut 1789, kur turmat e zemëruara të Parisit sulmuan burgjet e Bastilles, raporton euronews.