Autoritetet në rajonin Utrecht të Holandës, kanë hapur të mërkurën siç thonë ata: “shtegun më të gjatë solar në botë të çiklistëve”, duke lidhur burimin e qëndrueshëm të energjisë me transportin pa ndotje.
Nxënësit e një shkolle fillore për herë të parë kanë vozitur biçikletat në shtegun e gjatë 330 metra, në fshatin Martensdijk në afërsi të Utrechtit.
Shtegu përbëhet prej blloqeve të betonit të mbuluara me një shtresë të hollë transparente, që mbron dhe lejon depërtimin e dritës së diellit në qelizat diellore në blloqet e betonit që prodhojnë energji elektrike.
Qëllimi i këtij pilot-projekti është që të konfirmohet se rrugë të tilla me qëllime të shumëfishta mund të përdoren për prodhimin dhe përdorimin e energjisë solare, dhe t’ju shërbejë çiklistëve për vozitje.
“Është shumë e rëndësishme. Duam të jemi neutral sa i përket ndryshimeve klimatike deri më 2040, dhe për këtë duhet të kemi guxim të përdorim inovacione, e ky është një inovacion”, ka thënë Arne Shadele, zyrtar rajonal.
Shtegu solar për çiklistë është hapur në ditën kur Bashkimi Evropian po prezanton projektin e ri, për të përmbushur premtimin se gjatë kësaj dekade do të zvogëlojnë për 55 për qind emetimin e gazrave që nxitin ngrohjen globale.
E një prej personave të parë që e provoi shtegun është 11-vjeçari Machiel van Leuven, që tha se “për një ambient më të mirë”.