Për të tretën ditë radhazi, Rusia shënon numër të lartë të viktimave

Evropë

Për të tretën ditë radhazi, Rusia shënon numër të lartë të viktimave

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Për të tretën ditë radhazi Rusia ka raportuar rekord të viktimave.

Këtë të enjte autoritetet shëndetësore njoftuan se 791 qytetarë humbën jetën nga koronavirusi.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë u raportuan 25, 293 raste të reja me koronavirus.

Sakaq autoritetet janë shprehur se rritja e rasteve me Covid e ditëve të fundit, vjen si pasojë e variantit Delta të koronavirusit, për shkak se ka një transmetueshmëri të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat