Më shumë se 5,000 protestues u mblodhën në Athinë për të kundërshtuar planet e vaksinimit kundër COVID-19 për fëmijët 15 vjeç e më të mëdhenj.
Duke brohoritur “Merrni vaksinat tuaja dhe ikni nga këtu!” e duke i bërë thirrje kryeministrit Kyriakos Mitsotakis që të japë dorëheqje protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit nën praninë e shumë policve.
Protestuesit thërrisnin edhe “Duart larg fëmijëve tanë”, si dhe ngritën një banderolë ku shkruhej “Ne i themi jo helmit nga vaksinat”.
Rreth 41 % e grekëve janë vaksinuar plotësisht.