Vdekja ‘misterioze’ e ish-ministrit/ Ja kush mund të zbardh “thriller-in” e vërtetë të asaj çfarë ndodhi

Evropë

Vdekja ‘misterioze’ e ish-ministrit/ Ja kush mund të zbardh “thriller-in” e vërtetë të asaj çfarë ndodhi

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 16:54
Sifi Valyrakis

Vdekja e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis, rreth gjashtë muaj më parë ka patur zhvillime pasi dy peshkatarë kanë dëshmuar rreth vdekjes së tij ‘misterioze’.

Sipas mediave greke këta dy dëshmitarë janë në dijeni të disa detajeve të cilat nuk janë bërë publike më parë, dhe do ti dëshmojnë ato në gjykatë e Halkidës.

Dy peshkatarët janë të vetmit të cilët mund të zbardhin vdekjen e mistershme të Sifi Valyrakis, pasi rezultatet e autopsisë bëjnë me dije se ka qenë një vrasje sepse raportet mjeko-ligjore ‘flasin’ për rrahje, prandaj ky rast nuk mund të quhet aksident.

Ngjarja ka ndodhur më 24janar të këtij viti ku ish-ministri Sifi Valyrakis u gjend i vdekur në det, disa milje larg varkës së tij. Sifis Valyrakis, me origjinë nga Chania, u zgjodh deputet për herë të parë në 1997 dhe shërbeu si ministër në qeveritë e PASOK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat