Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Wallonia në Belgjikë ka arritur në 12 raporton transmetuesi publik në Belgjikë, rtbf.
Të paktën 5 persona janë zhdukur në Liege, Namur.
Autoritetet e Liezhit evakuuan shtëpitë nga frika e tejmbushjes së lumit Meuse.
Në të njejtën kohë kanë mbetur pa energji elektrike më shumë se 21.000 njerëz.
Nga sot, moti pritet të përmirësohet gradualisht.