Viktimat nga përmbytjet, Belgjika do të shpallë ditë zie

Evropë

Viktimat nga përmbytjet, Belgjika do të shpallë ditë zie

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:32
Belgjikë

Belgjika do të shpallë ditë zie kombëtare të martën e javës së ardhshme derisa numri i të vdekurve nga përmbytjet në jug dhe lindje të vendit shkoi në 27 të shtunën dhe 20 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Gjithashtu, Qeveria e Belgjikës vendosi që të zbusë festimet për Ditën Kombëtare Belge, e cila bie një ditë pas asaj të zisë.Kryeministri Alexander De Croo në një konferencë për media tha se këto janë rrethana të jashtëzakonshme që vendi nuk i ka parë më herët.

Qendra për kriza që po merret me shpëtimin e njerëzve u bëri thirrje banorëve në zonat e prekura të shmangin të gjitha udhëtimet.

Belgjika i ka bërë thirrje mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, duke rezultuar në ndihmë nga Franca, Austria dhe Italia, kryesisht me anije, helikopterë dhe personel të shpëtimit.

Ajo gjithashtu u ndihmua nga Luksemburgu dhe Holanda edhe pse këto vende po përballen po ashtu me përmbytje.

Mbi 20,000 njerëz në rajonin jugor Wallonia ishin pa energji elektrike. Të tjerët nuk kishin ujë të pastër. Pjesë të mëdha të rrjetit hekurudhor në Belgjikën jugore ishin të papërdorshme, raporton Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat