Pamje të frikshme: Kryetari i një komune belge po jepte intervistë, por pas shpinës së tij përmbytja shkatërron një shtëpi

Evropë

Pamje të frikshme: Kryetari i një komune belge po jepte intervistë, por pas shpinës së tij përmbytja shkatërron një shtëpi

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 10:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Pepinster, një qytet në Belgjikën lindore, qindra shtëpi u shembën pasi lumi Vesdre përmbyti qytetin.

Më shumë se një mijë shtëpi u evakuuan.

Sky News publikoi një regjistrim të një bisede me kryebashkiakun e Pepinsterit që u ndërpre kur njëra prej shtëpive filloi të shembet për shkak të përmbytjes.

Pamjet tregojnë qiramarrësit që ikin mbi çati.

Njerëzit që jetojnë pranë lumit Meuse në Liege, një qytet me 200 mijë banorë u është kërkuar që të lëvizin në zonat që nuk rrezikojnë të përmbyten, dhe trafiku detar është pezulluar për shkak të rrezikut të tejmbushjes së lumit.

Shirat e dendura, për të cilët ekspertët thonë se janë të paprecedentë, janë përhapur në Francë, Luksemburg dhe Holandë dhe pjesë të Zvicrës janë në gatishmëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat