Franca ashpërson masat anti-Covid, ja çka u ndodhi qytetarëve britanikë në moment të fundit

Evropë

Franca ashpërson masat anti-Covid, ja çka u ndodhi qytetarëve britanikë në moment të fundit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:07
Qytetarët britanikë anulojnë udhëtimet në moment të fundit

Këtë të diel në Francë do të hyjnë në fuqi masat e ashpra për qytetarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të Bashkimit Europian si Spanja, Greqia, Qipro, Holanda dhe Portugalia. Mediat e huaja shkruajnë se qytetarët që do të udhëtojnë drejt Francës duhet të kenë një test negativ jo më pak të vjetër se 72 orë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky vendim erdhi si pasojë e përhapjes së variantit Delta, i cili ka rritur numrin e të infektuarve në të gjithë Europën. Si pasojë shumë qytetarë britanikë kanë anuluar udhëtimet në moment të fundit.

Britania e Madhe regjistroi më shumë se 51,000  raste të reja në 24 orë- numri më i lartë i rasteve ditore që nga 15 Janari. Sipas autoriteteve shëndetësore, 99% e rasteve të reja janë varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi.

Të premten, qeveria britanike njoftoi se personat e vaksinuar plotësisht që do të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca do të duhet të karantinohen 10 ditë.

Franca regjistroi 10.908 raste të reja  dhe 22 viktima në 24 orë.  Vendi njoftoi gjithashtu të shtunën se vendet si Tunizia, Mozambiku, Kuba dhe Indonezia ishin futur tashmë  në “listën e kuqe” të vendeve me rrezik më të lartë të Covid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat