Një djalë 17-vjeçar pas një periudhe konfliktesh me prindërit, që ishin kundër vaksinimit më në fund mori aprovimin e tyre për tu vaksinuar.
Bëhet fjalë për Matteo nga Frirence të Italisë.
"Më në fund do të kthehem në shkollë dhe normalitetit. Unë ftoj të gjithë bashkëmoshatarët e mi të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk lodhem ta përsëris, pa imunizim nuk do të dalim nga pandemia."
Sipas medieve italiane, thuhet se prindërit e Matteo ishin kundër vaksinimit dhe se në fillim nuk i dhanë të birit leje për tu vaksinuar.
Por vendosmëria e të riut bëri, që ai mos të dorëzohej, duke kërkuar ndihmën e një avokati. Pas një periudhe negocimesh dhe bisedimesh me avokatin, prindërit e Matteo u bindën, duke i dhënë 17 vjeçarit lejen për tu vaksinuar.
"Prindërit kuptuan se të menduarit ndryshe nuk do të thotë mosrespektim ose mungesë dashurie", thotë i riu për mediet italiane.
"Babai dhe nëna nënshkruan formularin e aprovimit, duke dhënë pëlqimin e tyre", shpjegon avokati Gianni Baldini.
Nëse prindërit nuk i jepnin aprovimin për tu vaksinuar, Matteo planifikonte ta çonte çështjen në gjykatën e Firences. I riu nuk është i vetmi që ka kërkon ndihmën e autoriteteve për të marrë aprovimin e prindërve për tu imunizuar.