Kokainë e përzier me qymyr, me një vlerë potenciale në treg deri në 35 milion Euro është zbuluar në një operacion të përbashkët midis autoriteteve Irlandeze dhe Holandeze.
Droga u gjet në dy kontenier që vinin nga Amerika e Jugut, të cilët ndaluan në portin e Rotterdam, por hetuesit kanë deklaruar se ngarkesa do të përfundonte në Irlandë.
Falë skanerave dhe qenve të policisë u zbulua sasia e madhe, por raportohet se do të duhen ditë që autoritetet të arrijnë të ndajnë qymyrin nga lënda narkotike.

Hetuesit irlandezë punuan me bashkëpunëtorët e tyre holandezë në një operacion të përbashkët dhe thuhet se kontenierët kanë arritur javë më parë në portin e Rotterdam.
Po ashtu nga autoritetet vendase është deklaruar se lidhur me këtë operacion do të ketë arrestime.