Merkel në siklet gjatë vizitës në ShBA

Evropë

Merkel në siklet gjatë vizitës në ShBA

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:44
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori një doktoraturë nderi nga Universiteti Johns Hopkins gjatë vizitës në Uashington, por ajo ishte pak në siklet me atë rast.

Gjegjësisht, siç mund të shihet në video, Merkel kishte probleme të vesh një uniformë zyrtare, kështu që ajo e ktheu rrotulloi disa herë nëpër duar.

Një nga përfaqësuesit e Universitetit i erdhi në ndihmë, por edhe atëherë ata vendosën uniformën me kokë te poshtë.

Të kujtojmë, Merkel aktualisht është në një vizitë lamtumire, të cilën ajo erdhi për të shënuar fillimin e ri të marrëdhënieve gjermano-amerikane.

Gjithashtu është vizita e saj e fundit zyrtare në Shtetet e Bashkuara, para se ajo të largohet nga kabineti pas zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani më 26 shtator.

Merkel është gruaja e parë që mban postin e Kancelares së Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat