Irlanda Veriore ka regjistruar rekord të temperaturave të lartë në vend.
Termometri regjistroi 31.2 gradë Celsius në Ballywatticock, që gjendet afër Newtownard në County Down.
Temperatura më e lartë e regjistruar para kësaj të fundit ishte 30.8 gradë Celsius, në verën e viteve 1976 dhe 1983, raporton BBC.
Rekordi i ri u shënua pas një nate të ngrohtë, derisa banorët thonë se janë të gëzuar për këto temperatura, duke shtuar se kanë kaluar një ditë të gjatë me diell.