Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Greqi në zonën e Ligarias në Folengradhos, ku një 26-vjeçare u nxorr e pajetë nga uji.
Por pas ekzaminimeve mjeko-ligjore rezultoi se e reja fillimisht ishte vrarë dhe më pas ishe hedhur në ujë.
Banorët e zonës deklaruan se e kanë parë vajzën duke lëvizur me makinën e saj e vetme dhe me një çantë në dorë ishte nisur drejt plazhit paraditen e djeshme. Ndërkohë ende nuk dihet saktësisht autori i krimit.
Ndërsa sipas familjarëve të saj ajo kishte shkuar me pushime bashkë me të dashurin e saj.
Policia është vënë në kërkim të të dashurit të viktimës.