Ka shkuar në 180 numri i viktimave në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës, nga përmbysjet katastrofike.
BBC raporton se shumë persona janë të zhdukur dhe që numri i viktimave mund të rritet edhe më tej, përcjell Bota sot.
Ndërkohë, banorët në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës të prekur më keq nga përmbytjet e fundit kanë filluar detyrën e madhe të pastrimit të lagjeve të tyre, derisa ujërat fillojnë të tërhiqen.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/18/auto_1626586985_Screenshot11626588311.jpg)
Shkalla e dëmit po bëhet e qartë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë viktima.
Përmbytjet vazhduan të bënin kërdi në pjesë të Evropës edhe të shtunën.
Ekipet e emergjencës shpëtuan njerëzit nga shtëpitë në rajonin austriak të Salzburgut, ku ujërat e përmbytjes vërshuan rrugët e një qyteti.
Ndërkohë në Gjermani, shqetësimi u zhvendos në jug në rajonin e Bavarisë së Epërme, ku shirat e mëdha vërshuan bodrumet dhe rrugët.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/18/auto_a21626588314.jpg)
Në Gjermaninë Perëndimore autoritetet thanë që diga Steinbachtal mbeti në rrezik prishje pasi banorët u evakuuan nga shtëpitë në rrjedhën e poshtme.
Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimin e klimës për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.
Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të mundshme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale./Botasot