Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë intervistës në televizionin e Nishit "Bel ami" i ka drejtuar “këshillë” nënkryetares së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë Marina Tepiç, duke e porositur që mos të vozis "Porshe" nëse merret me politikë, sepse ashtu tregon arrogancë, ndërsa ajo iu përgjigj me këshillë falas “ndërro mjekun”, transmeton “Bota Sot”.
Vuçiq duke komentuar vërejtjet e opozitës se nga ministri Sinisha Mali, ka kërkuar 9 milionë për rrugën mes Donji Milanovac e Gollupc, tha se “ato para nuk i ka kërkuar për vete”, duke vazhduar se “unë nuk do ulesha në Porshe” duke aluduar në tregimin e shpikur që e lansuan ditë më parë mediat për nënkryetaren e partisë Marina Tepiç kinse në takim të partisë erdhi me Porshe me vlerë 150 mijë euro.
Vuiq shtoi se nuk është problem kur individët vozisin “Porshe”, por kur këtë e bëjnë politikanët.
„Pse voziteni në Porshe? Thuani nuk është e imja. Pse vozitesh pra? Kjo mundet nëse je privat, por jo nëse merresh me politikë, mos sepse ashtu tregon arrogancë” e ka “këshilluar” Vuçiq, Tepiçin.
Pas kësaj i shpejtë ishte reagimi i Tepiç në rrjetin social Twitter: “Qe këshilla ime falas për Vuçiqin – ndërroje mjekun”, ka shkruar ajo.
Më herët mediat patën sulmuar Tepiç kinse me “Porshe” ka shkuar në Valevë në takimin e partisë, duke ja përcaktuar çmimin prej 150 mijë euro, gjë që është cilësuar lajmin si të shpikur edhe të rrejshëm nga pushteti.
Gjilas lidhur me këtë rast ka thënë se “Marina vozit një Pollo’, ndërsa ‘Porshe’ i takon një kompanie ndërtuese në Beograd, pronar i të cilës janë nga Valeva. Kjo ‘Porshe’ është shembull shkollor i organizimit të fushatave me gënjeshtra ndaj njerëzve që çmendin Vuçiqin”.
Ndërsa Marina Tepiç për “Nova.rs” tha se ajo vozit një “Polo“ dhe se është shumë e kënaqur me të.