Katër zjarrfikës në mesin e viktimave në Gjermani

Evropë

Katër zjarrfikës në mesin e viktimave në Gjermani

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:41
Gjermani

Numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore e ka kaluar shifrën e 180 personave ndërsa operacionet kërkim-shpëtimit në zonat e përmbytura vijojnë.

Sipas policisë lokale, zona e goditur më rëndë Ahrweiler, pjesë e landit gjerman të Rhineland-Palatinate numëron më shumë se 110 viktima. Numri i të vdekurve në landin fqinj, Rhine-Westphalia është 45, mes tyre edhe katër zjarrfikës.

Belgjika ka konfirmuar gjithashtu 27 viktima. Kancelarja Angela Merkel vizitoi të dielën Schuld-in, një fshat pranë Ahrweiler-in rajonin më të goditur nga përmbytja.

Shirat e furishëm ushqyen të tjera përmbytje gjatë fundjavës në juglindje të Gjermanisë dhe Austri, por jo në nivelin shkatërrues që shkaktuan rreshjet e javës së kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat