Fshati i vogël Schuld në Eifel u godit veçanërisht nga stuhia në perëndim dhe jug-perëndim të Gjermanisë duke përmbysur kështu shumë shtëpi.
Për të parë nga afër situatën e vështirë me të cilën po përballet ky fshat dhe për të dëgjuar brengat e banorëve ka shkuar për vizitë kancelarja gjermane Angela Merkel, shkruan RTL, transmeton Klankosova.tv.
Merkel në këtë vizitë po shoqërohet nga kryeministri i Mainz, Malu Dreyer, teksa ajo u mirëprit nga kryetari lokal i Schuld-it, Helmut Lussi.
Merkel do të marrë një ide të situatës në komunitetin Eifel, i cili u godit veçanërisht rëndë nga katastrofa.