Angela Merkel merr një doktoraturë nderi nga “John Hopkins”

Evropë

Angela Merkel merr një doktoraturë nderi nga “John Hopkins”

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 16:19
Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është nderuar nga Instituti “John Hopkins”, gjatë vizitës lamtumirëse të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Merkel u nderua në shenjë mirënjohje për udhëheqjen e saj për 16 vjet parimore globale.

“Universiteti Johns Hopkins i dhuroi Kancelares Gjermane Angela Merkel Doktoraturën e “Letrave Njerëzore” në shenjë njohje të gjashtëmbëdhjetë viteve të udhëheqjes së saj parimore globale”.

Ajo udhëhoqi për 16 vjet Gjermaninë.

Angela Merkel do të largohet nga zyra e saj më 26 shtator ku edhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Ceremonia është mbajtur më 15 korrik 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat