Policia e Londrës po kërkon ndihmën e publikut në mënyrë që të kontaktojë me dhjetë persona në lidhje me dhunën që ndodhi jashtë stadiumit “Wembley” dhe në Londrën qendrore gjatë ndeshjes Angli-Itali
Detektivët kanë lëshuar fotografi të 10 personave të kërkuar në lidhje me dhunën në ndeshjen finale të Anglisë me Italinë në “Wembley”.
Një numër i madh i tifozëve thyen njërën nga hyrjet e stadiumit duke hyrë pa bileta brenda tij, ndërsa pas ndeshjes pati përleshje të mëdha ndërmjet tifozëve.
Oficerë të lartë thonë se hetimi i përpiktë do të vazhdojë të identifikojë njerëz të tjerë me interes ose vepra të tjera që mund të kenë ndodhur.
Rreshteri detektiv Matt Simpson, nga Ekipi i Krimit të Rendit Publik të Met, bëri thirrje për ndihmën e publikut në gjurmimin dhe kapjen e 10 personave..
“Pas skenave të çrregullimit si në stadiumin “Wembley” ashtu edhe në Londrën qendrore, ne bëmë një zotim që ata që ishin përgjegjës do të përballen me pasoja.”, tha fillimisht ai.
"Aksioni i sotëm po ndërmerret për të ndihmuar në identifikimin e atyre që mendojmë se kanë pyetje për t'u përgjigjur. Nëse e dini kush janë ata, ne ju nxisim të na kontaktoni sa më shpejt të jetë e mundur. "
“Ky hetim është në fazat e tij shumë të hershme dhe nuk kam dyshim se do të pasojë me arrestime të mëtejshme.”, vazhdoi ai.
"Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim veprimin e policisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të identifikuar ata që janë përgjegjës për komentet raciste dhe ofenduese të postuara në mediat sociale.", tha në fund oficeri Matt Simpson.
Nëntëmbëdhjetë oficerë policie u plagosën gjatë skenave të shëmtuara para, gjatë dhe pas finales të cilën Anglia e humbi nga Italia pas penalltive.