Greku që vrau të dashurën e tij një ditë më parë teksa ndodheshin me pushime është transferuar pasditen e sotme në prokurorinë e Naxos. Me pranga në duar ai u dërgua në portin e Ishullit, prej nga ku udhëtoi me një varkë lundruese drejt marinës greke e cila e transportoi drejt Prokurorisë së Naxos.
Ai akuzohet për vrasje me dashje të të dashurës së tij ngjarje ndodhur një ditë më parë. 30-vjeçari po udhëtonte bashkë me partneren e tij 26-vjeç me makinë. Ata u grindën dhe ndaluan në një zonë shkëmbore.
E reja doli nga makina dhe ai e ndoqi për ta shtyrë më pas në det. Kur mësoi se ajo kishte humbur ndjenjat vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur sendet e tij personale derisa u gjet më pas nga policia.
Ata kishin pasur debate përgjatë ditëve të fundit deri të premten pasdite. I riu i tha policisë se u përpoq ta shpëtonte atë por kur pa që ajo ishte pa ndjenja u largua.