Burri shpëton mrekullisht nga përmbytjet - pamjet e pabesueshme

Evropë

Burri shpëton mrekullisht nga përmbytjet - pamjet e pabesueshme

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 07:55
Edhe Turqia nuk ka shpëtuar pa qenë nën vorbullën e përmbytjeve

Përmbytjet e pazakonta dhe të befta në Europë kanë sjellë jo pak dëme, në njerëz dhe materiale.

Përpos Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të Europës Perëndimore, që janë prekur nga stuhitë, edhe Turqia nuk ka shpëtuar pa qenë nën vorbullën e përmbytjeve.

Në një video të publikuar nga mediat turke, shikohet sesi një burrë shpëton për pak nga stuhia.

Ndërsa, shtëpia ku ai dhe të tjerët jetonin, është shkatërruar totalisht.

Nga përmbytjet në Europë, kanë ndërruar jetë deri më tani mbi 190 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat