Detaje të reja janë bërë me dije nga vrasja e 26-vjeçares greke Garyfallia Levakou nga i dashuri i saj 30-vjeçar. Sipas atyre që i riu ka thënë në polici, debati mes tyre nisi pas një sherri në makinë sepse 26-vjeçarja kishte ngatërruar rrugën.
Ata ishin nisur për një destinacion në ishullin Folegandros por autori humbi rrugën.
Ai e fajësoi atë se nuk i kishte ndjekur udhëzimet e rrugës që të çonte në destinacion duke provokuar një sherr të ashpër mes tyre.
Sipas rrëfimit të të riut ai uli aksidentalisht frenat e dorës dhe makina doli nga rruga për të përfunduar buzë shkëmbinjve. 26-vjeçarja doli nga makina, por ai e ndoqi dhe e përplasi në det, duke i përplasur kokën nëpër shkëmbinj.