Rritet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Angli

Evropë

Rritet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Angli

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Është rritur për 68 përqind numri i vdekjeve nga COVID-19 në Angli, duke arritur kështu nivelin më të lartë që nga muaji prill.

Të dhënat zyrtare nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) e Anglisë kanë zbuluar se 183 vdekje janë regjistruar për vetëm shtatë ditë.

Një total prej 154 mijë e 334 vdekjesh kanë ndodhur në këtë shtet, shkruan Mirror.

Numri më i lartë i vdekjeve që ndodhën në një ditë të vetme ishte 1 mijë e 483 me 19 janar.

Të dhënat e fundit vijnë një ditë pasi Anglia festoi ‘Ditën e Lirisë’, e cila shënoi lehtësimin e masave antiCOVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat