Avokati i vrasësit të 26-vjeçares në Greqi do të kërkojë një ekspertizë mjekësorë për klientin e tij duke pretenduar se ai vuan nga probleme mendore për të cilat merrte trajtim mjekësor të cilin e kishte ndërprerë kohët e fundit.
Ai tha se ka dokumente që e provojnë këtë gjë duke treguar se ai ishte mjekuar rregullisht për një kohë të gjatë.
30-vjeçari rrëfeu vrasjen e Garyfallias gjatë pushimeve pas arrestimit. Duke folur për gazetarët teksa po hipte në automjetin e patrullës së policisë për t’u dërguar në qendrën e paraburgimit ai tha “Ngushëllime dhe forcë për familjen Garyfallias”.
Avokati deklaroi se prindërit e autorit janë gjithashtu në ishull, të shkatërruar dhe kurrë nuk e kanë pritur që fëmija i tyre të arrijë këtë veprim.