Mblidhet parlamenti në Bullgari, Trifonov pritet të formojë qeverinë

Evropë

Mblidhet parlamenti në Bullgari, Trifonov pritet të formojë qeverinë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:21
Slavi Trifonov

Pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të zhvilluara në Bullgari, ku asnjë parti nuk arriti të fitojë shumicën e votave për të qeverisur e vetme, Rumen Radev mbledh sot parlamentin e ri.

Partia që arriti të siguronte më shumë vota është ajo e prezantuesit televiziv Slavi Trifonov, e cila la pas partinë e ish-kryeministrit Bojko Borisov.

Sipas Kushtetutës, presidenti duhet t’i dorëzojë një mandat për të formuar qeverinë një kandidati të propozuar nga partia ‘Ka një popull” e prezantuesit televiziv.

Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk arrin të propozojë një qeveri që do të mbështetet nga të paktën 121 nga 240 anëtarët e parlamentit, presidenti duhet t’i dorëzojë mandatin një kandidati të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar.

Nëse ai kandidat nuk arrin të propozojë një kabinet që do të mbështetej nga një shumicë parlamentare, nga presidenti kërkohet që t’ia dorëzojë mandatin një përfaqësuesi të cilitdo prej formacioneve të mbetura politike në parlament. Nëse nuk formohet asnjë qeveri pas atij raundi, presidenti emëron një qeveri të re të përkohshme dhe më pas shpall zgjedhjet e reja.

Në zgjedhjet e fundit, partia e Trifonov fitoi 24.1% të votave, duke siguruar 65 deputetë në Asamblenë Kombëtare me 240 vende.

Koalicioni i qendrës së djathtë i GERB dhe Bashkimi i Forcave Demokratike doli i dyti me 23.5% mbështetje dhe do të ketë 63 përfaqësues në parlament, ndjekur nga Partia Socialiste Bullgare me 13.4% mbështetje dhe 36 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat