Në gjyq gruaja që shndërroi diamantët 7.2 mln $ në guralecë, misteri i grabitjes së argjendarisë

Evropë

Në gjyq gruaja që shndërroi diamantët 7.2 mln $ në guralecë, misteri i grabitjes së argjendarisë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Dosja e grabitjes së mistershme e diamantëve me vlerë miliona paund po gjykohet në gjykatën e Southwark Crown në Britaninë e Madhe.

Një grua akuzohet se ka vjedhur diamantë me vlerë 4.2 miliona paund, (7.2 milione dollarë) përmes magjisë, trukut të fshehjes me duar.

Lulu Lakatos, 60 vjeçe i ishte prezantuar pronarit të dyqanit si njohëse e diamantëve dhe do të përcaktonte vlerën e tyre në një dyqan në qendër të Londrës.

Gruaja kishte vlerësuar 7 diamantë në një dyqan në New Bond Street, përpara se ti fuste ato në një çantë, por në momentin kur çanta u hap në vend të diamantëve brenda ishin 7 guralecë të vegjël, u dëgjua në gjykatë.

“Diamantët u vodhën përmes trukut me duar” tha prokurori Philip Stott.

“Komploti për të cilën gruaja luajti një rol kyç është një ndër planet më të sofistikuara të grabitjeve tw diamantëve” tha prokurori, citon BBC.

Por gruaja e cila ka lindur në Rumani por jeton në Francë mohon të jetë autorja e kësaj grabitjeje të ndodhur më 10 mars 2016.

Plani

Në shkurt të 2016 pronarit të dyqanit i ishte prezantuar një person i cili i kishte komunikuar se ishte i interesuar të blinte diamantë të shtrenjtë.

Më pas takimi ishte bërë në Monako një muaj më pas kur Nicholas Wainwright ishte prezantuar dhe me një bashkëpunëtor të dytë rus, të quajtur “Aleksandër” dhe me të cilin ishin rënë dakord për mënyrën si do të bëhej shitblerja e diamantëve.

Mes diamantëve, vlera e të cilëve shkonte në 4.2 milionë paund, ishte edhe një diamant 20 karat në formën e zemrës që kushtonte 2.2 milionë paund, një diamant rozë me vlerë 1.1 mln paund.

Gruaja ishte prezantuar si njohëse e mirë e diamantëve dhe më 10 mars të atij viti ishte paraqitur në dyqan.

Ajo kishte propozuar fillimisht që secili prej diamantëve të peshohej dhe më pas të vendoseshin në kutitë përkatëse

Më pas kutitë ishin futur në një çantë e cila ishte kyçur. Prokurori thotë se çanta me diamantë më pas është ndërruar me një çantë tjetër identike.

Kur ishte larguar nga dyqani gruaja është ndërruar në tualetin e një lokali.

Gruaja u arrestua në shtatorin e vitit të kaluar dhe është ekstraduar në Britaninë e Madhe ku dhe po vijon procesi gjyqësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat