Sistemi i paralajmërimit të përmbytjeve në Gjermani “s’ishte optimal”

Evropë

Sistemi i paralajmërimit të përmbytjeve në Gjermani “s’ishte optimal”

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:44
Pasojat e përmbytjeve në Erfshtat Bllesem të Gjermanisë. Korrik, 2021

Kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani pranoi se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve.

Gjermania, javën e kaluar, u përfshi nga përmbytje masive, që shkaktuan numër të lartë viktimash dhe shkatërrime të mëdha.

“Tragjedia nuk mund të përshkruhet siç duhet me fjalë”, tha kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile, Armin Schuster.

Kur bëhet fjalë për sistemin e paralajmërimit, Schuster tha se ai “nuk ka funksionuar në mënyrë optimale”.

“Zyra ime ka shumë njohuri dhe pak juridiksion. Ne e shtypim butonin paralajmërues vetëm në rast lufte," tha Schust, duke iu referuar faktit se Qeveria federale është përgjegjëse për mbrojtjen civile vetëm në rast të ndonjë konflikti kombëtar.

“Përndryshe, ne e vendosim sistemin tonë në dispozicion të landeve dhe komunave dhe ato e përdorin atë”, tha Schust.

Çështja tani është se si të përmirësohet sistemi i paralajmërimit, “për shembull me më shumë sirena dhe me tekst-mesazhe në celularë”, shtoi ai.

Mbi 170 njerëz humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani.

Landet më të prekura ishin: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një paketë emergjente të ndihmës, me vlerë qindra miliona euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat