Policia në Athinë të Greqisë ka përdorur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën protestuesve që dolën kundër Qeverisë, pasi miratoi Ligjin i cili e bën të detyrueshëm vaksinën kundër COVID-19.
Qeveria greke e ka paraqitur legjislacionin për të bërë inokulimin kundër COVID-19, kjo si parakusht për stafin në shtëpitë e pleqve dhe në institucionet e kujdesit.
Sipas projektligjit, këta punëtorë që përfshihen në projektligj mund të pezullohen nga puna e tyre pa pagesë, nëse ata nuk respektojnë ligjin nga mesi i gushtit.
Kjo masë vjen pasi vaksinimi kundër COVID-19 tashmë është bërë i detyrueshëm për personelin e zjarrfikësve.
Rreth 1,500 njerëz u mblodhën përpara ndërtesës së parlamentit të mërkurën për të demonstruar kundër planeve qeveritare.
Deri tani 45 përqind e popullsisë së Greqisë kanë marrë edhe dozën e dytë kundër COVID-19, këto javë atje numri i rasteve të reja me këtë virus është rritur, shkruan Euronews.