Alex Feis-Bryce ishte 18 vjeç kur u përdhunua nga një person në një parti homoseksualësh. Sipas BBC, i riu kishte pak kohë që u “prezantua” si homoseksual dhe shkoi në Manchester për të vazhduar studimet.
“Ishte hera e dytë që shkoja në një bar apo pab homoseksualësh. Unë dhe shoku im u ftuam nga disa persona në një festë homoseksualësh në një shtëpi. Unë isha shumë naiv dhe doja të bëja miq dhe të isha i hapur me njerëzit. Unë rashë dakord, por shoku im ndryshoi mendje në minutën e fundit”-tha Alex.
“Ai më çoi në një dhomë dhe jo shumë kohë më vonë ai erdhi atje dhe më përdhunoi.”-tha 18-vjeçari.
Më konkretisht, 18-vjeçari Alex tha:
Unë në fakt mendova se përdhunimi nuk u ndodh burrave, kjo mendoja se u ndodhte vetëm grave dhe e pata të vështirë ta raportoja në polici.