‘Çmendet’ moti në këtë shtet, pas temperaturave të larta ndodh fenomeni i çuditshëm

Evropë

‘Çmendet’ moti në këtë shtet, pas temperaturave të larta ndodh fenomeni i çuditshëm

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:25
Hampshire

Pas motit me temperatura të nxehta, stuhitë kanë goditur disa zona në Mbretërinë e Bashkuar. Rrufe të shumta janë shkarkuar në tokë, ku një prej tyre ka goditur një shtëpi në Hampshire duke i vënë flakën.

Një e moshuar jetonte në banesën, që u përfshi nga flakët, por për fat të mirë ajo mbeti e palënduar pas ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.

Si pasojë e shirave me intensitet të lartë, uji u fut në shumë shtëpi në Liverpul mëngjesin e së shtunës.

Autoritetet meteorologjike kanë dhënë paralajmërime për stuhi të vazhdueshme, ndërsa rreth 400 mijë persona pritet t’u drejtohen aeroporteve këtë fundjavë për pushime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat