Stuhi të forta dhe breshëri kanë bërë kërdi edhe sot në Zvicër. Në veçanti Zvicra Qendrore dhe Lindore u goditën rëndë. Brigada e zjarrfikësve ishte vazhdimisht në terren.
Si pasojë e motit të ligë, janë lënduar një grua 30-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe në Flums, përcjell Bota sot.
“Blick.ch”, raporton se gruaja ishte jashtë të hënën pasdite me vogëlushin e saj në një karrocë fëmijësh në shtegun e Schilsdam. Ajo shoqërohej nga prindërit e saj.
Për shkak të një shpërthimi të fortë të erës, disa degë të një peme u prishën papritur dhe ranë mbi nënën dhe karrocën, tha policia e kantonit St. Gallen. Të dy u plagosën rëndë.
Nëna e saj 74 vjeçare dhe babai i saj 71 vjeçar u lënduan lehtë dhe u sollën në spital nga ambulanca. Ndërsa, nëna dhe vogëlushi i saj duhej të transportoheshin në spital nga Rega ose AP3.
Për arsye sigurie, shtegu i këmbësorëve në Schilsdamm u bllokua nga brigada lokale e zjarrfikësve deri në një njoftim tjetër.
Ndërkohë, policia e kantonit Schwyz bën një vlerësim të stuhisë të hënën pasdite. Sipas një raporti, mbi 200 thirrje emergjente u morën midis orës 3:15 dhe 5 pasdite.
Këto kryesisht kishin të bënin me rrugët e përmbytura, hyrjen e ujit në ndërtesa, rrëshqitjet e vogla të tokës dhe pemët e rëna./BS