Situata vjen e përkeqësohet në Anglinë veriore në luftën me Covid-19. Shkak për këtë situatë është bërë varianti Delta.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), një total prej 218 vdekjesh nga COVID-19 janë regjistruar në Angli dhe Uells, në javën që përfundon më 16 korrik.
Anglia veriperëndimore është zona me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, 71 viktima, rreth një e treta e totalit të regjistruar atë javë.
Ky është totali më i lartë javor që nga 106 vdekjet e regjistruara në javën që mbaroi më 26 mars, gjatë valës së dytë.